Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Duka në ‘Çim Peka LIVE’: Kombëtarja ka mbështetjen e duhur, të gjithë së bashku drejt Europianit!

Duka në ‘Çim Peka LIVE’: Kombëtarja ka mbështetjen e duhur, të gjithë së bashku drejt Europianit!

21:03, 11/09/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit është fare pranë realizimit të ëndrrës së madhe për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë, me fitoren e arritur mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Polonisë, kryesojnë Grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia dhe se Moldavia.

Edhe tre ndeshje kanë mbetur deri në fund të fushatës eliminatore dhe skuadra e drejtuar nga Silvinjo i ka tashmë vetë në dorë shanset e kualifikimit në “EURO 2024”.

Për të folur rreth suksesit të Kombëtares, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Meritë e trajnerit, e fatit apo e Dukës janë rezultatet e kombëtares?

Merita është e të gjithëve, pasi futbolli është lojë kolektive. Edhe stafi i FSHF-së ka meritë, për krijimin e një ambienti miqësor. Merita kryesore është e stafit, e lojtarëve, e tifozëve dhe e të gjithëve që e mbështesin. Nuk arrihen rezultatet vetëm me ambient, nëse s’ke kualitet. Ne kemi futbollistë me kualitet, që luajnë në kompeticione të rëndësishme. Kryesisht rezultati është fryt i punës së bërë nga stafi, nga trajneri Silvinjo.

Maxhoranca ju akuzonte për ndërhyrjen në Armeni në vitin 2016. Kishit dorë ju në fitoren që siguroi kualifikimin në “EURO 2016”?

Mos më ngatërroni me politikën. Tani jemi në një moment gëzimi dhe do të festojmë gjatë. Do ta kujtojmë gjatë, ashtu siç kujtojmë fitoren me Belgjikën. Për herë të parë në histori jemi të parët në grup, pasi kemi kaluar më shumë së gjysmën e ndeshjeve dhe jemi fare pranë Evropianit. Na duhet të kemi mbështetjen e të gjithëve, edhe nga ato që janë skeptikë.

Fitoret historike...

Kemi arritur fitore të rëndësishme, në evropian kundër Rumanisë, të gjitha fitoret kanë historinë e vet. Ajo që vlen më shumë për shqiptarët janë kundër Greqisë, kundër Rusisë dhe dje ndaj Polonisë.

/ Florian Behlula/ Syri.net /

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco