Vojvoda, gazetarit: Logo në zemër është flamuri i Kosovës jo i Serbisë

Vojvoda, gazetarit: Logo në zemër është flamuri i Kosovës jo i Serbisë

19:52, 11/09/2023

Konferenca për shtyp e ekipit të Kombëtares së Kosovës të hënën në Bukuresht nuk ka kalur edhe pa provokime për shtetësinë e Kosovës. 

Mërgim Vojvodës i është dashur të aplikojë shkathtësi në përgjigje edhe përtej njohurive futbollistike. 

"Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës e jo i Serbisë", është shprehur anësori kosovar i Torinos. 

Ai bashkë trajnerin slloven Primosh Gliha kanë folur një ditë para ndeshjes në Bukuresht. 

Vojvoda e ka dhënë këndvështrimin e tij sa i takon asaj se si do të mund të ndihen në një stadium të mbushur.  "Jam mësur të luaj në stadiumet me kapacitet të plotë. Edhe bashkëlojtarët, disa nga ata luajne në klube të mëdha evropiane dhe jemi të mësuar", është shprehur ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco