Gliha e vlerëson traditën rumune, por thotë se Kosova do ta bëjë lojën e vet

Gliha e vlerëson traditën rumune, por thotë se Kosova do ta bëjë lojën e vet

19:03, 11/09/2023

Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha, e ka vlerësuar traditen dhe kulturën futbollistike rumune, por ai ka thënë se në ndeshjen e të martës Kosova synon ta bëjë lojën e vet.

Ai është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes, e cila është e dyta mes dy skuadrave brenda disa muajsh që ishte mbyllur me barazim dhe që këtë herë do të zhvillohet në Bukuresht. 

"Tradita është forca më e madhe e Rumanisë. Kam përcjellur shumë ndeshje të Rumanise, por është e rëndësishme që ne ta bëjmë lojën tonë. Kam njohuri për Rumaninë dhe është një vend që ka kulturë në futboll, ka tradite, por ne do të provojmë ta bëjmë lojën tonë e pastaj ta shohim si do të shkojë ndeshja", ka thënë slloveni. 
Gliha ka treguar se çfarë pret nga skuadra që e drejton. 
"Nesër duhet të bëjmë paraqitje sa më të mirë", është shprehur ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco