VIDEO/ Numërimi ka nisur mbrapsht, tifozët iu drejtohen hyrjeve të stadiumit

VIDEO/ Numërimi ka nisur mbrapsht, tifozët iu drejtohen hyrjeve të stadiumit

19:44, 10/09/2023

Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024…

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren, për të ruajtur epërsinë në renditje ndaj polakëve dhe për të pasur vetë në dorë fatin e tyre deri në ndeshjen e fundit

Ndeshja do të startojë në orën 20:45 teksa tifozët janë nisur drejt stadiumit. "Syri Sport” ka siguruar pamje nga kontrolli i imtësishëm i policisë. Ata kanë arritur të sekuestrojnë një numër të madh cakmakësh dhe sende të forta.

Tifozët janë shfaqur tepër entuziastë për këtë duel aq sa janë shitur të gjitha biletat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco