Ndeshje madhështore në 'Niko Dovana', Teuta merr pikën e parë të sezonit

Ndeshje madhështore në 'Niko Dovana', Teuta merr pikën e parë të sezonit

21:15, 02/09/2023

 

Një ndeshje fantastike, spektakolare, madhështore dhe me plot emocione është zhvilluar ditën e sotme në “Niko Dovana” të Durrësit, ku Teuta dhe Tirana kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme dhe janë ndarë në barazimin 2-2.

Tirana kaloi e para në avantazh me golin e Hasanit, ku me një kundërsulm, ai shënoi një gol tepër të bukur duke dribluar edhe portierin.

Festa zgjati pak, pasi Fili barazoi shifrat me 11-metërsh në minutën e dhjetë. Në çdo minutë që kalonte kishte sulme nga të dyja skuadrat, por durrsakët kalojnë në avantazh në minutën e 20’ me anë të Gjinollarit, duke dërguar kështu me rezultatin 2-1 skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis mirë për bardheblutë, pasi Najdovski shënon golin e barazimit për Tiranën pas një goditje me kokë në minutën e 59’. Deri në përfundim të sfidës, shumë raste të humbura nga të dyja skuadrat, me Tiranën më shumë që tentoi shumë herë.

Një ndeshje padyshim me tepër emocione dhe dukej si një ndeshje e nivelit europian. Rezultati i barabartë 2-2 ishte më i ndershmi për të dyja skuadrat, edhe pse Teuta dhe Tirana e kërkuan fitoren në çdo minutë të sfidës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco