Zbardhet kalendari i Ballkanit, e nis në transfertë, e mbyll me Dinamon e Zagrebit

Zbardhet kalendari i Ballkanit, e nis në transfertë, e mbyll me Dinamon e Zagrebit

19:02, 02/09/2023

 

Zbulohet kalendari i ndeshjeve të Ballkanit në Conference League, kompeticion ku skuadra kampione e Kosovës merr pjesë për të dytin vit radhazi. Më një short ndoshta paska bujar dhe me përvojën tashmë të akumuluar në sfidat europiane, skuadra e Ilir Dajës, ndonëse në letër me shanset me të vogla, do të tentojë befasinë në Grupin C.

Faza e grupeve të Conference League për Ballkanin nis më 21 shtator me sfidën ndaj Viktoria Plzen në transfertë. Synimi mbetet nisja me këmbën e parë, pra shmangia e disfatës, por nga ky Ballkan mund të presësh gjithçka.

Ndeshja e dytë e grupit do të luhet në “Fadil Vokrri”, kundër Dinamos së Zagrebit, kampiones në fuqi të Kroacisë, më 5 tetor, ndërsa më 26 tetor Ballkani do të udhëtojë drejt Astanës, për t’i treguar kundërshtares kazake që nuk është Partizani.

Ndeshjet e dyta nisin më 9 nëntor, sërish me Astanan, por këtë herë në “Fadil Vokrri”. Më 30 nëntor kampionët e Kosovës presin Viktoria Plzen, ndërsa më 14 dhjetor do të luhet ndeshja e fundit e fazës së grupeve, kundër Dinamos së Zagrebit, në transfertë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco