'Kam bërë diçka të pabesueshme', Lewa: S’besoj se Kane do t’ia dalë

'Kam bërë diçka të pabesueshme', Lewa: S’besoj se Kane do t’ia dalë

17:02, 02/09/2023

 

Një rekord i paarritshëm, ose pothuajse.

Kjo është ideja e ish-sulmuesit të Bayern Munich, akltualisht te Barcelona, Robert Lewandowski, në lidhje me 41 golat e shënuar në 29 ndeshje.

Polaku është pyetur në lidhje me sulmuesin e ri të Bayern-it, Harry Kane, i cili ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e para me bavarezët.

Në një intervistë, numri 9 aktual i Barçës ka folur për këtë mundësi:

“Rekordi im ka qenë i pabesueshëm. Ndonjëherë mendoj për atë dhe pyes se veten ‘si ia dola?’ Ka qenë një çmenduri”, ka thënë Lewandowski për Bild.

“Harry Kanë është një lojtar i madh, por duhet thënë se Bundesliga është një kampionat i vështirë. Mendoj se i duhet pak kohë për t’u përshtatur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco