Prezantohet Felix: Dua Championsin me Barcelonën

Prezantohet Felix: Dua Championsin me Barcelonën

16:50, 02/09/2023

 

Joao Félix u prezantua këtë të shtunë si lojtar i ri i Barçës. Sulmuesi portugez e bëri të qartë se transferimi në “Camp Nou” ishte një “ëndërr e fëmijërisë”. I shoqëruar nga presidenti Joan Laporta, sulmuesi ishte shumë i emocionuar për bashkimin me klubin e Barçës dhe theksoi se qëllimi i tij kryesor është fitimi i Champions League.

“Të gjithë e dinë se sa i lumtur jam. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. Është një ëndërr e fëmijërisë, kam ardhur këtu për të ndihmuar dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm.

Është diçka unike, është diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kur më treguan për interesimin e Barcelonës, u gëzova shumë. Kam parë Barçën që kur isha fëmijë dhe gjithmonë kemi qenë tifozë të kësaj skuadre, e kishim atë ëndërr dhe ja ku jam. Luftoj gjithmonë për të fituar trofe. Champions League ka qenë gjithmonë trofeu i ëndrrave të mia, por ne po ecim pak nga pak. Do të përpiqemi ta fitojmë atë”, deklaroi Joao Félix pasi u prezantua si lojtar i Barcelonës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco