Veshi fanellën e Bayernit dhe ishte gati për t’u prezantuar, si dështoi në limit 'blerja' 65 milionëshe

Veshi fanellën e Bayernit dhe ishte gati për t’u prezantuar, si dështoi në limit 'blerja' 65 milionëshe

16:16, 02/09/2023

Çfarë dështimi për Bayernin në limitet e merkatos së verës!

Klubi bavarez, kishte siguruar në orët e fundit blerjen e Joao Palhinhas, por më gongun e merkatos marrëveshja dështoi.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, kishin finalizuar me Fulhamin në bazë të një shume prej 65 milionë eurosh.

Lojtari i datëlindjes 1995 kishte kaluar edhe testet mjekësore me klubin bavarez, si dhe ishin bërë gati fotot e prezantimit.

Arsyeja? Fulhami, në fakt, nuk arriti të gjente një zëvendësues për lojtarin luzitën gjatë ditës së fundit të merkatos dhe për shkak të bllokoi operacionin.

Një tallje e pabesueshme si për Bayernin ashtu edhe për futbollistin, i cili ndodhej në Mynih dhe kishte kaluar të gjitha procedurat, kishte veshur edhe fanellën e skuadrës gjermane, por që nuk arriti të prezantohej

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco