Tirana gjen portier në Kosovë, firmos për 5 vite

Tirana gjen portier në Kosovë, firmos për 5 vite

12:17, 01/09/2023

Një portier nga Kosova për Tiranën, për të tashmen dhe të ardhmen. Klubi bardheblu ka komunikuar nëpërmjet kanaleve zyrtare afrimin e 19-vjeçarit Mustafë Abdullahu, i cili do të jetë i lidhur skuadrën më të titlluar në Shqipëri për pesë sezonet e ardhshme.

Abdullahu do të jetë portier i dytë te Tiranë, pas Ilion Likës, me veteranin që u rikthye titullar mes shtyllave për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi Gentian Selmani në sfidën e kthimit me Beshiktashin në “Air Albania”.

Njoftimi i Tiranës:

“KF Tirana njofton afrimin e portierit Mustafë Abdullahu!

Futbollistët e talentuar e kanë pasur gjithmonë derën e hapur për t’u bërë bardheblu dhe Abdullahu është njëri prej tyre.

19-vjeçari nga Kosova ka firmosur me klubin tonë kontratën 5-vjeçare.

Klubi i uron mirëseardhje portierit të ri dhe suksese me fanellën tonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco