VIDEO/ Chelsea merr fitoren e parë të sezonit, Luton vuan në 'Stamford Bridge'

VIDEO/ Chelsea merr fitoren e parë të sezonit, Luton vuan në 'Stamford Bridge'

22:57, 25/08/2023

Chelsea-Luton “çelën” javën e tretë të Premier League, me “blutë” e Londrës që marrin fitoren e parë të sezonit, ndërsa bindën me rezultatin 3-0 ndaj Luton në “Stamford Bridge”, ndërsa skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez vazhdon të vuajë mungesën e pikëve.

“Blutë” e Londrës zhbllokuan sfidën në minutën e 17’ me Sterling dhe bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Ndërsa në minutën e 69’ Sterling gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke thelluar avantazhin dhe duke u dhënë siguri vendasve.

Ishte Jackson ai i cili vulosi rezultatin e këtij takimi, ndërsa në minutën e 75’ realizoi golin e tretë për skuadrën e Pochettinos.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0, me Chelsean që renditet në vend të tetë me katër pikë, teksa Luton qëndron në vend të fundit me zero pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco