Debutim ëndrrash! I mjaftojnë 20 minuta në fushë, Rrahmani tund rrjetën me Rapidin e Bukureshtit

Debutim ëndrrash! I mjaftojnë 20 minuta në fushë, Rrahmani tund rrjetën me Rapidin e Bukureshtit

22:28, 25/08/2023

Debutim ëndrrash për ish-sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani, me skuadrën e Rapidit të Bukureshtit, në elitën e futbollit rumun. 22-vjeçari u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë në duelin ndaj Universita Kraiova, teksa vetëm 20 minuta në fushë i mjaftuan për të tundur rrjetën.  

Rrahmani arriti të shënonte në minutën e 65-të, pas asistit të Bamgboje, duke fituar kështu menjëherë zemrat e tifozëve të Rapidit. Goli i shqiptarit të Kosovës, ishte i katërti për skuadrën mike në këtë përballje.  

 

 

Në ndeshjet në vijim, Rrahmani pritet të fitojë vendin e titullarit, duke u shndërruar në një lider te skuadra e tij e re.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco