Arrihet akord, FSHF-ja nënshkruan kontratë 3-vjeçare për të drejtën televizive të kampionatit shqiptar

Arrihet akord, FSHF-ja nënshkruan kontratë 3-vjeçare për të drejtën televizive të kampionatit shqiptar

17:00, 24/08/2023

Tashmë është zyrtare: Kategoria Superiore, e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqipërisë do të transmetohen në MCN TV për 3 vitet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë FSHF-ja përmes një postimi në faqen zyrtare.

"Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve për të drejtën televizive në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që shqyrtoi të gjitha ofertat e ardhura për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve dhe vendosi të shpallë fituese ofertën e kompanisë MCN TV."

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco