Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ronaldo tërbohet me arbitrin kinez, shau dhe e largoi tifozin me inat

Ronaldo tërbohet me arbitrin kinez, shau dhe e largoi tifozin me inat

22:52, 22/08/2023

Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, ka pësuar një krizë të vërtetë nervore ditën e sotme për shkak të vendimeve të diskutueshme të arbitrave në të cilat duket se ka pasur të drejtë.

Ronaldo dhe Al-Nassr i tij u kualifikuan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë. Klubi saudit triumfoi me rezultat 4-2 me një përmbysje të madhe në fund ndaj Shabab Al-Ahli, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

 

Por ylli portugez i futbollit e humbi plotësisht durimin në pjesën e parë të ndeshjes. Gjyqtari kinez Fu Ming nuk akordoi dy, me sa duket, penallti të dukshme ndaj Ronaldos.

 

 

Portugezi fillimisht i ka bërtitur arbitrit, e më pas arbitrit të katërt pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga asistentët për të ndryshuar vendimin e arbitrit. Në ato momente, ai shau dhe më pas shtyu me inat një tifoz i cili dyshohet se donte një selfie me futbollistin portugez.

Mirëpo, në fund të ndeshjes, Ronaldo i harroi të gjitha këto dhe festoi emocionalisht me bashkëlojtarët e tij kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco