Thellohet skandali në Spanjë, federata i kërcënoi familjen dhe nxori deklarata të rreme të Hermosos

Thellohet skandali në Spanjë, federata i kërcënoi familjen dhe nxori deklarata të rreme të Hermosos

22:24, 22/08/2023

Pozicioni i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe i vetë RFEF, Luis Rubiales përkeqësohet pas akuzave për ngacmim seksual ndaj Jenni Hermoso, e puthur me forcë - dhe kundër vullnetit të lojtares - gjatë dorëzimit të medaljes së artë pas fitimit të Kupës së Botës për femra. Një gjest për të cilin Rubiales kërkoi falje pa i shuar gjithsesi polemikat dhe kërkesat për t’u larguar nga posti i cili u kërkua edhe nga kryeministri iberik Sanchez.

Në fakt, duke bërë publike videon e kërkimit të faljes së numrit një, Federata e Futbollit e Spanjës shtoi edhe “deklaratat” e sulmueses, e cila e përkufizoi gjestin si “reciprok” dhe foli për një “lidhje të thellë miqësie” që supozohej se kishte me Rubiales.

Fraza këto, që sipas medieve spanjolle nuk janë thënë kurrë nga Hermoso, e cila në të vërtetë refuzoi kategorikisht të shfaqej në videon e regjistruar nga presidenti, pavarësisht se, siç raportohet në Spanjë, Rubiales dhe trajneri Jorge Vilda (tashmë në qendër të polemikave të shumta) kanë ushtruar presion, madje edhe ndaj familjes së lojtares, për të zbutur dëmtimin e imazhit të shkaktuar nga gjesti i turpshëm i numrit një të futbollit në Spanjë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco