Zyrtare/ Shtohet numri i shqiptarëve në Itali, klubi i Serie-A afron talentin 18-vjeçar

Zyrtare/ Shtohet numri i shqiptarëve në Itali, klubi i Serie-A afron talentin 18-vjeçar

19:01, 22/08/2023

Shtohet numri i futbollistëve shqiptarë që do të luajnë këtë edicion futbollistik në Serie-A.

Bëhet fjalë për talentin Justin Ferizaj, i cili do t'i bashkohet skuadrës së Frosinones, në radhët e së cilës gjenden aktualisht Marvin Çuni dhe Serxho Kalaj.

Ferizaj,  ka shkëlqyer deri tani edhe në arenën ndërkombëtare duke veshur fanellën e përfaqësueseve të moshave të Irlandës.

Djaloshi 18-vjeçar ka qenë pjesë e Shamrock Rovers në Irlandë, duke debutuar edhe me ekipin e parë në ndeshje zyrtare. Por ai tashmë ka ndërmarrë hapin e madh në karrierë, duke iu bashkuar klubit të Frosinones i cili ka nisur një projekt me futbollistë të rinj.

Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi irlandez, i cili i uronte fat futbollistit me një publikim në faqen zyrtare. Për Ferizajn ky padyshim është një test shumë i rëndësishëm për karrierën, pasi tanimë do të ketë mundësinë që të tregojë të gjithë vlerat e tij në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco