Lëvizje surprizë e Bonuccit, mbrojtësi veteran shkon në Gjermani

Lëvizje surprizë e Bonuccit, mbrojtësi veteran shkon në Gjermani

18:49, 22/08/2023

Mediat në Itali shkruajnë se mbrojtësi me përvojë i Juventusit, Leonardo Bonucci është në negociata të avancuara me Union Berlin.

Bonucci nuk është më në planet e trajnerit të Zonjës së Vjetër, Max Allegri dhe nuk pritet të jetë i grumbulluar për klubin torinez, edhe pse ka kontratë deri në fund të sezonit. Thuhet se atij i është thënë të gjejë një klub të ri, gjë që po e bën, me Union Berlin të Gjermanisë shumë afër sigurimit të nënshkrimit të tij.

Calciomercato dhe La Gazzetta dello Sport pretendojnë se veterani është afër skuadrës që do të luajë në Champions League këtë sezon. Agjenti i Bonuccit po punon për zgjidhjen e kontratës me Juventusin në mënyrë që klienti i tij të zyrtarizojë bashkëpunimin me klubin e ri me vlerë 1.5 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, Juve po negocion me Union Berlin për transferimin e Samuel Iling-Junior, anësori anglez i kërkuar nga Atalanta dhe Bologna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco