Guardiolës i plotësohet dëshira, mesfushori rinovon kontratën me Man City-n

Guardiolës i plotësohet dëshira, mesfushori rinovon kontratën me Man City-n

17:35, 22/08/2023

Mesfushori portugez, Bernardo Silva, më në fund ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës me Manchester City-t. Sipas të përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo”, 29-vjeçari i ka thënë po ofertës së pronarëve të klubit për zgjatjen e kontratës që skadon në 30 janarin e 2025-ës.
Portugezi ishte objektiv madhor i Barcelonës këtë merkato vere, teksa më herët i morën Ilkay Gundogan. Ndonëse Silva u tundua nga katalanasit, në fund vendosi që të qëndronte në Angli.

Image

Trajneri Pep Guardiola, pak ditë më parë shprehu dëshirën për rinovimin me senatorët e ekipit, ku përfshiheshin emra si: Kyle Walker dhe Bernardo dhe duket se dëshira e teknikut spanjoll po realizohet.

Në këtë mënyrë shuhen zërat e merkatos për mesfushorin, i cili do ta vazhdojë aventurën te Manchester City, me “qytetarët” që do të kërkojnë ta përsërisin suksesin e sezonit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco