'Takimi me historinë'/ Partizani udhëton me ‘charter’ në Kazakistan

'Takimi me historinë'/ Partizani udhëton me ‘charter’ në Kazakistan

14:46, 22/08/2023

Partizani ka nisur sot udhëtimin drejt përballjes historike kundër Astanës në ‘play-of’ e Conference League, që mund t’i bëjë kampionët e Shqipërisë të marrin pjesë për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian.

Të kuqtë kanë zgjedhur të fluturojnë me ‘charter’ shumë të kushtueshëm për të qenë dy ditë para sfidës në Kazakistan, me qëllim për t’u përshtuar me kohën atje, pasi ka një diferencë prej 4 orësh me vendin tonë. Në total flurutimi ka zgjatur 5 orë dhe të kuqtë janë nisur pasi kanë kryer stërvitjen e mëngjesit në Tiranë.

Për ndeshjen e parë, që luhet të enjten në orën 16:00 me atë shqiptare, Partizani duhet t’ia dalë pa sulmuesin Mba, i dëmtuar që në sfidën e parë me Atletic Escaldes. Gjithsesi të kuqtë nuk duhet të llogarisin as Atanaskovskin e pezulluar për shkak kartonësh, por edhe Da Silvan për çështje disiplinore. Gjithashtu edhe rikuperimi i Sembene-s mbetet i vështirë.

Nëse mungesat janë minus për Partizanin element pozitiv është fakti se Astana nuk fiton prej 2 korrikut në kampionat. Ata aktualisht janë 5 pikë më pak se kryesuesit dhe kanë një ndeshje më shumë. Detaje që kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e trajnerit Babayan, por gjithsesi në përballjen me kampionët e Shqipërisë konsiderohen favorit. Fitorja e Astana-s kuotohet 1.65, barazimi 3.75, ndërsa suksesi i Partizanit ka koeficentin e lartë 5.25.

Sakaq Uefa i ka besuar gjykimin e ndeshjes një katërshe arbitrash nga Skocia me kryesor Donald Robertson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco