Revolucion i madh tek Tirana, ja sa para kanë shpenzuar bardheblutë në merkaton e verës

Revolucion i madh tek Tirana, ja sa para kanë shpenzuar bardheblutë në merkaton e verës

13:16, 22/08/2023

Shtatë lojtarë janë afruar këtë merkato vere te Tirana. Bardheblutë kanë bërë revolucionin më të madh në ekip, si me afrime dhe largime, që kanë qenë të shumta dhe me peshë.

Tirana ka humbur të paktën 1.5 milionë euro nga largimi i lojtarëve pa u shitur kartoni. Deri tani te bardheblutë janë zyrtarizuar disa largime, që vlera e kartonëve të tyre është e lartë. Të gjithë kanë ikur me kosto zero. Kartonët e Albano Aleksit dhe Kristijan Toshevskit kushtojnë nga 250 mijë euro.

Kartoni i Visar Bekajt kushton 400 mijë euro, ndërsa i Zhozelin Behiratçes 275 mijë euro, pa harruar Berishën, Gjumsin e lojtarë të tjerë. Jo vetëm kaq, por Tirana ka kursyer rreth 50 mijë euro në muaj paga nga largimi i këtyre futbollistëve. Tirana ka afruar këtë verë disa lojtarë që vlejnë 2.13 milionë euro.

Deri tani Tirana nuk ka shitur asnjë lojtar, ndërsa në janar Tirana ia doli që të largonte disa futbollistë, duke arkëtuar 1.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco