Polici gjobit Guardiolën dhe më pas i kërkon foto, trajneri i kthehet menjëherë: Epo duhet të më paguash…

Polici gjobit Guardiolën dhe më pas i kërkon foto, trajneri i kthehet menjëherë: Epo duhet të më paguash…

12:48, 22/08/2023

Pep Guardiola e pëson në rrugët e Manchesterit teksa automjeti i trajnerit spanjoll të Cityt nuk i shpëtoi autoriteteve britanike. 52-vjeçari e kishte parkuar makinën në një zonë të ndaluar dhe policia e gjobiti.

Në momentin që Pep mbërrin për tek makina, polici e njoftoi menjëherë për gjobën. Sigurisht, duke qenë një personazh si Guardiola edhe polici nuk i shpëtoi tundimit për t’i kërkuar një foto trajnerit aq të suksesshëm të Manchester City. Përgjigja e spanjollit nuk ishte nga ato të zakonshme pasi i ktheu reston policit për gjobën.

“Do një foto me mua? Apo, atëherë duhet të paguash”, i tha Guardiola policit. Por, e gjitha kjo ishte një shaka e spanjollit që e pranoi me kënaqësi foton pavarësisht gjobës që i duhet ta paguajë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco