Shqetësime për shëndetin e Beckenbauer/ Mattheus: S'është mirë

Shqetësime për shëndetin e Beckenbauer/ Mattheus: S'është mirë

11:07, 22/08/2023

BILD

Të tjera shqetësime për shëndetin e ‘Kaiser-it’, Franz Beckenbauer.

Gjatë një eventi të organizuar nga Interwetten, lojtari rekordmen i kombëtares gjermane, Lothar Matheus foli për mikun e tij prej shumë vitesh.

“I urojmë shëndet të mirë, që të jetë sërish vetvetja, me energjinë e tij. Sigurisht që urojmë që ai të përmirësohet sërish. Franz gjithmonë thoshte se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ai nuk është mirë për momentin".

“Nuk po ecën mirë me shëndetin. Kjo është arsyeja pse nuk ishte në takimin për Kupën e Botës para 4 ose 5 javësh. Sigurisht që shpresojmë që gjërat të shkojnë në drejtimin tjetër".

Në fillim të korrikut, kampionët e botës nga viti 1990, u mblodhën të gjithë në hotelin luksoz ‘Das Achental’ në Bavari, 33 vjet pas triumfit të madh.

Por mungonte personi më i rëndësishëm: Beckenbauer, menaxheri i ekipit që shkëlqu në atë kohë

Gruaja e tij, Heidi, tha: “Fatkeqësisht Franz nuk mund të jetë atje për arsye shëndetësore. Do të ishte thjesht e tepërt për të”.

Në një intervistë për revistën ‘Bunte’ vitin e kaluar, Beckenbauer shpjegoi: “Kam pësuar një të ashtuquajtur infarkt të syrit. Fatkeqësisht nuk shosh asgjë me syrin e djathtë. Këtë gjë mund ta përballoj. Por duhet të bëj shumë kujdes me zemrën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco