NBA zyrtarizon nisjen e sezonit të ri, Lakers sfidojnë në start kampionët në fuqi

NBA zyrtarizon nisjen e sezonit të ri, Lakers sfidojnë në start kampionët në fuqi

10:58, 22/08/2023

Sezoni i ri 2023-2024 në NBA do të nisë më 24 tetor, ditën e martë, ashtu si zakonisht. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes kampionëve në fuqi të Denver Nuggets dhe Lakers, sfidë që do të zhvillohet në “Ball arena” të Denver, ku para takimit do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të unazave për kampionët e rinj.

 

Këto dy skuadra luajtën vjet edhe në finalet e Konferencës së Perëndimit. Ndeshja tjetër që do të luhet më 24 tetor është ajo mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, një tjetër përballje mjaft e fortë mes dy ekipesh candidate për titullin edhe këtë sezon të ri.

Më 18 shkurt do të zhvillohet ndeshja magjike e “All Star Game”, në Indianapolis, ndërkohë që sezoni i rregullt do të mbyllet më 14 prill. Më 16-19 prill luhen ndeshet “play in” dhe më 20 prill nisi faza play off. Finalet për titullin do të nisin më 6 qershor 2024.

Më 15 janar, ditën e “Martin Luther King”, do të luhen katër ndeshje “big”: Philadelphia-Houston, Atlanta-San Antonio, Memphis-Golden State dhe Lakers-Oklahoma.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco