Ndahet nga jeta Carlo Mazzone, ish-trajneri i Guardiolës, Baxhios dhe Igli Tares

Ndahet nga jeta Carlo Mazzone, ish-trajneri i Guardiolës, Baxhios dhe Igli Tares

16:19, 19/08/2023

Lajmi i trishtë për futbollin italian. Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Carlo Mazzone.

Trajneri historik, një personazh historik që ka kaluar mbi 60 vite në futbollit italian, teksa është ende sot rekordmeni aktual për numrin e ndeshjeve në Serie A me 792 ndeshje si trajner. 

Mazzone drejtori 12 skuadra italiane midis viteve 1969 dhe 2006 duke përfshirë Romën, Fiorentinën, Napolin si dhe Breshian e Roberto Baxhos, Igli Tares dhe Guardiolës.

Kujtojmë se ishte pikërisht Mazzone ai që bëri të mundur transferimin e ish-sulmuesit të Kombëtares, Igli Tare, në Itali te skuadra e Brescias në vitin 2001.

Po ashtu, Mazzone ishte njeriu që promovoi Francesco Tottin te Roma duke e bërë pjesë të skuadrës së parë vetëm në moshën 17-vjeçare me ish-sulmuesin që më pas përfundoi duke u shndërruar në një legjendë të verdhekuqve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco