Hungaria pret 2000 yje të sportit për Kampionatin Botëror të Atletikës

Hungaria pret 2000 yje të sportit për Kampionatin Botëror të Atletikës

07:41, 19/08/2023

Dhjetëra mijëra tifozë pritet të shikojnë yjet më të mirë në botë të pistave në nëntë ditë gara.

Në qendër të vëmendjes së botës sportive do të shkëlqejë Hungaria që nga e shtuna kur të fillojë Kampionati Botëror i Atletikës për nëntë ditë në Budapest.

Qendra Kombëtare e Atletikës 650 milionë euroshe, në bregun e majtë të lumit Danub, do të presë më shumë se 2000 vrapues nga mbi 200 shtete në ngjarjen më të madhe sportive në këtë anë të Olimpiadës.

Është një moment krenarie për një shtet me 9.7 milionë banorë.

Ádám Schmidt, Sekretari i Shtetit për Sportin, tha për Euroneës se do të ketë më shumë se një miliard shikues në këtë ngjarje.

"Dhe vetëm duke parë njerëzit që do të vijnë këtu për të brohoritur për atletët, ka më shumë se 50,000 prej tyre nga 103 vende," tha ai.

Presidenti i Atletikës Botërore Sebastian Coe tha se organizimi i ngjarjeve të tilla do të përfitonte për popullatën e përgjithshme.

“A i përdorin vendet, sportey? Sigurisht, ata e bëjnë. Çdo vend dëshiron të shfaqë veten përmes sportit”, tha Coe.

Kampionati i 19-të po mbahet në Hungari për herë të parë dhe vjen vetëm 12 muaj nga edicioni i fundit në Eugene në Shtetet e Bashkuara.

Do të zhvillohen 49 aktivitete në Budapest, me Qendrën Kombëtare të Atletikës të sapohapur që do të presë pjesën më të madhe të veprimtarive. Ceremonia e hapjes bëhet të shtunën, 19 gusht, ora 17:00/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco