‘Yjet’ nuk shkëlqejnë, Al-Nassr pëson humbjen e dytë dhe tifozët i dalin kundër Ronaldos

‘Yjet’ nuk shkëlqejnë, Al-Nassr pëson humbjen e dytë dhe tifozët i dalin kundër Ronaldos

22:55, 18/08/2023

Al-Nassr “bie” edhe në javën e dytë të kampionatit, me skuadrën e Castros që u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Al-Taawon.

Pavarësisht faktit që vendasit zbriten në fushën e lojës me shumë “yje”, duke nisur nga Ronaldo, Mande, Brozovic apo edhe Fofana, Al-Nassr nuk kishte ritmin e duhur për të shmangur humbjen e dytë radhazi në kampionat që në fund u prit si një katastrofë e vërtet nga tifozët.

Pjesa e parë prodhoi golin e parë, me Tawamba,i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të dhe pavarësisht përpjekjeve të Ronaldos dhe Manes, rezultati nuk ndryshoi.

Në fraksionin e dytë, vendasit dominuan, por portieri Malison ishte i pakalueshëm.

Në fund, në kohën shtesë, Sadio Mane gjeti golin por pozicioni i tij ishte i parregullt dhe pikërisht nga ky moment përfituan miqtë, të cilët ideuan golin e dytë ne minutën e 96-të me autor Bahusayn.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët ishin maksimalisht të irrituar dhe madje një pjesë e tyre edhe brohoritën “Messi, Messi”, diçka e cila irritoi në maksimum portugezin Cristiano Ronaldo dhe tashmë situate nuk duket e qetë.

Dy ndeshje, dy humbje dhe tani Al-Nassr spostohet në fundin e klasifikimit me 0 pikë, ndërsa Al-Taawon shkon në kuotën e katër pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco