UEFA nuk pranon që Struga të luajë në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e Conference League

UEFA nuk pranon që Struga të luajë në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e Conference League

20:49, 18/08/2023

Janë thyer të gjitha planet e ekipit të Strugës për të luajtur ndeshjen e “Play-Off” në Conference League përballë Breidablik në stadiumin “Elbasan Arena”.

Është pikërisht qeveria europiane e futbollit, UEFA, që nuk lejon që kjo ndeshje të zhvillohet në Shqipëri, duke e zhvendosur atë në qytetin e Ohrit.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit të Strugës.

“ZYRTARE, ndeshjen e fazës play-off ndaj Breidablik do ta zhvillojmë në Ohër

Ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër.

Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.

Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik.

Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00”, shkruhet në njoftim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco