Interi nënshkruan me Arnautovic: Nuk jam më kokëfortë, jam rritur si futbollist dhe karakter

Interi nënshkruan me Arnautovic: Nuk jam më kokëfortë, jam rritur si futbollist dhe karakter

22:59, 16/08/2023

Interi më në fund përqafon ose më mirë ripërqafon sërish sulmuesin e ri, Marko Arnautovic.

Austriaku, i cili mbërriti në Milano të martën në mbrëmje, është zyrtarisht lojtar zikaltër 13 vjet pas përvojës së parë si zikaltër.

Sulmuesi ka nënshkruar me Interin në formë huazimi nga Bologna, me të drejtën blerjes nga ekipi milanez më fund të sezonit.

“Jam këtu për të fituar dhe për të shënuar gola. Jam ndryshe nga Markoja i 13 viteve më parë, jam këtu për të sjellë trofe”, ishin fjalët e para të Arnautovicit si futbollist i Interit.

“Jam i gëzuar, është nder i madh për mua të luaj përsëri për Interin. Trembëdhjetë vjet më parë isha më shumë tifoz sesa lojtar, sot jam këtu për të ndihmuar ekipin që të fitojë.

Jam i rritur, nuk jam ai Markoja kokëfortë që nuk mendonte aq shumë për futbollin. Tani është ndryshe, jam i qetë dhe i rritur në moshë dhe karakter. Unë jam i fortë fizikisht, kam ardhur këtu për të shënuar gola dhe di si ta bëj këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco