Joshua-Wilder, vjen lajmi i shumëpritur

Joshua-Wilder, vjen lajmi i shumëpritur

23:04, 15/08/2023

Kampi i Deontay Wilder janë optimistë se një marrëveshje mund të arrihet për një meç të zjarrtë me Anthony Joshuan.

Joshua bëri një rikthim të madh në ring, pasi të shtunën mbrëma mposhti me nokaut në raundin e shtatë Robert Helenius.

Wilder, i njohur me nofkën “Bronze Bomber”, mposhti gjithashtu Robert Helenius në tetor të vitit të kaluar.

Ish-kampioni i peshave të rënda, Joshua, tani ka për synim përballjen me Wilder në Arabinë Saudite në janarin e vitit të ardhshëm.

Menaxheri i Wilder, Shelly Finkel i tha “Sky Sports”: “Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet që Deontay të luftojë me Joshuan në fillim të vitit 2024”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco