Një argjentinas për mbrojtjen, Milani nis bisedimet me 21-vjeçarin

Një argjentinas për mbrojtjen, Milani nis bisedimet me 21-vjeçarin

18:45, 15/08/2023

Ndërkohë që Stefano Pioli pret një qendërsulmues, me Armando Brojën që kryeson listën e dëshirave, Milani po tenton të sigurojë një përforcim në qendër të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Marco Pellegrinon, 21-vjeçarin argjentinas me origjinë italiane, i cili është pjesë e Platenses në elitën e futbollit argjentinas.

“Tyc Sports” shkruan se mes dy klubeve kanë nisur bisedimet zyrtare.

Presidenti i Platenses, Sebastian Ordonez pritet të udhëtojë drejt Milanos në ditët e ardhshme për të mbyllur operacionin.

Pellegrino zotëron pasaportën italiane, kështu që nuk mund të cilësohet si ekstrakomunitar.

Përveç qendrës së mbrojtjes, ai mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit “shkatërrues”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco