Shfaqet video e re e vrasjes së tifozit të AEK, kamerat regjistrojnë momentet e tij të fundit

Shfaqet video e re e vrasjes së tifozit të AEK, kamerat regjistrojnë momentet e tij të fundit

10:12, 15/08/2023

Pas publikimit të fotos së fundit të tifozit të vrarë të AEK-ut, tashmë është shfaqur një video që tregon momentet e tij të fundit, por edhe faktin që ai vetë ka marrë pjesë në trazira.

Mbrëmja e së hënës, 7 gusht, ora 23:05. Nga ky moment nis numërimi mbrapsht për 29-vjeçarin Michalis Katsouris, momentet e vdekjes së të cilit janë kapur nga kamera e një kioske para së cilës i plagosuri ra.

Në videon e publikuar, fillimisht shihen tifozët e AEK-ut duke vrapuar drejt tifozëve të Dinamos, ndërsa Mihalis i rrethuar nga një rreth i kuq vrapon me kaskë motorrike në kokë.

Pas pak çastesh, Michalis shfaqet duke vrapuar në drejtim të kundërt teksa njëri prej fansave e godet me shkop pas shpine.

Në orën 23:08:07, një 29-vjeçar është parë duke ecur i plagosur para kioskës në kryqëzimin e rrugëve Smirni dhe Fokoni.

Rreth 10 minuta më vonë, Michalis rrëzohet nga gjakderdhja e pakontrolluar. Personi i panjohur që është me të përpiqet ta mbajë në këmbë, por nuk ia del.

Më në fund në orën 23:32 në vendngjarje mbërrin autoambulanca e cila e ka dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë sot ka nisur transferimi i të arrestuarve në burgjet në të gjithë Greqinë pasi vendimet e djeshme u dhanë për ndalimin e 41 personave nga 105 huliganë kroatë të arrestuar, të cilët do të shpërndahen në 16 burgje në të gjithë Greqinë.

Kjo bëri realitet frikën e tyre më të madhe, duke pasur parasysh se prindërit e të arrestuarve në një letër drejtuar Qeverisë së Kroacisë dhe presidentit Zoran Milanoviç apeluan që të gjithë të vendosen në një burg dhe të mos ndahen, duke pasur frikë nga hakmarrja e mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco