Nuk mjafton goli i Sadio Mane, skuadra e Gerrard mund Al Nassr

Nuk mjafton goli i Sadio Mane, skuadra e Gerrard mund Al Nassr

22:39, 14/08/2023

Skuadra e Al Nassr e nis me një humbje kampionatin në elitën e futbollit në Arabinë Saudite teksa u mposht nga skuadra që drejtohet nga Steven Gerrard, Al Ettifaq me shifrat 2-1.

Në mungesë të Cristiano Ronaldos për arsye dëmtimi, ishte Sadio Mane ai që provoi të shndërrohej në një lider për Al Nassr.

Ishte pikërisht senegalezi që shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e katërt teksa nuk mund të gabonte nga fare pranë portës kundërshtare.

Me shifrat 0-1 u mbyll fraksioni i parë, ndërsa në 45-minutat e dyta, direktivat e Gerrard duket se funksionuan pasi Al Ettifaq përmbysi ndeshjen brenda gjashtë minutave.

I pari që realizoi ishte Quaison në të 47-tën, ndërsa në të 53-tën, realizoi ish-sulmuesi i Lyon, Moussa Dembele.

Shifrat nuk ndryshuan pavarësisht përpjekjeve të Al Nassr teksa u ndalën në dy raste nga shtyllat.

Por, në fund skuadra e Gerrard triumfoi dhe i gëzohet kështu tre pikëve të para në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco