Nisje fantastike, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Kupën e Italisë

Nisje fantastike, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Kupën e Italisë

22:48, 14/08/2023

Shqiptari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e Torinos. 

28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të në duelin ndaj Feralpi Salos të vlefshëm për raundin e 1/32-ave të Kupës së Italisë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Di Molfetës, ndërsa Vojvoda vendosi baraspeshën në pjesën e parë që u mbyll me shifrat 1-1.

Mbrojtësi u fut bukur nga e majta e zonës, teksa me një lëvizje që do ta kishin zili edhe sulmuesit e mirëfilltë, goditi bukur me të djathtën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Një gol me të vërtet i bukur i realizuar nga shqiptari që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco