De Ketelaere te Atalanta, arrihet marrëveshja për transferimin e belgut

De Ketelaere te Atalanta, arrihet marrëveshja për transferimin e belgut

09:06, 14/08/2023

 

Charles De Ketelaere është shumë pranë kalimit te Atalanta.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Atalanta ka arritur marrëveshje me Milanin për një huazim me të drejtë blerjeje të belgut.

Atalanta do të paguajë 3 milionë euro te Milan për huazimi dhe do të rezervojë të drejtën për ta blerë mesfushorin për 26 milionë euro në fund të sezonit, plus 4 milionë bonuse.

Në rast se De Ketelaere do të transferohet përfundimisht te Atalanta, belgu do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco