Musah prezantohet te kuqezinjtë: Dikur bëja shaka me Gattuson për Milani, tani u bë realitet

Musah prezantohet te kuqezinjtë: Dikur bëja shaka me Gattuson për Milani, tani u bë realitet

16:50, 11/08/2023

 

Pas minutave të para të luajtura në miqësoren me dyer të mbyllura ndaj Trentos, ka ardhur koha e prezantimit zyrtar për Yunus Musah. Mesfushori amerikan, i blerë direkt nga Valencia, foli nga salla e shtypit e Milanello.

A keni pasur mundësinë të flisnit për Milanin me Gattuso?
Gattuso ndonjëherë më fliste për atë që po ndodhte këtu në Milano. Ai më jepte këshilla se si të luaja si mesfushor. Me Riccio (zëvendësi i Gattusos te Valencia) bënim shaka për të luajtur me Milanin… Më pas ndodhi vërtet.

Si ndiheni në Itali?
Jam i lumtur që ndodhem këtu, mezi pres të luaj dhe të ndihmoj bashkëlojtarët e mi. Jam i kënaqur.

Çfarë lloj mesfushori jeni ju?
Më pëlqen të bëj pak nga gjithçka. Më pëlqen të dal përpara, të dribloj topin, të jem agresiv në mbrojtje. Më pëlqen të jem një mesfushor që bën pak nga gjithçka. Mendoj se kam fuqi për ta mbajtur topin përpara.

Kush buzëqesh më shumë mes jush dhe Chukwueze?
Nuk e di, edhe ai buzëqesh shumë… Është shumë mirë të kesh një si ai në dhomën e zhveshjes.

A keni folur me Gattuso pas njoftimit zyrtar të transferimit te Milani?
Jo, nuk kam folur me të, por tani që ma kujtuat ju, më duhet ta telefonoj.

Nga Giorgione në Milano…
Nuk do ta kisha ëndërruar kurrë, është një histori shumë e bukur. Kam udhëtuar shumë pas Giorgione dhe tani jam kthyer këtu në Itali, në Milano, në një klub me një histori shumë të madhe.

Si ndihesh të jesh në këtë dhomë zhveshjeje?
Është një dhomë zhveshjeje me lojtarë shumë të talentuar, të cilët tashmë kanë bërë shumë gjëra në futboll. Të punoj me ta është privilegj. Unë dua të përmirësohem dhe të mësoj prej tyre, duke dhënë më të mirën time.

Si ka qenë fëmijëria juaj këtu në Itali?
Kam kaluar shumë mirë në Itali. Kam luajtur shumë turne, kemi luajtur shpesh dhe më pas, kur isha i uritur, shkoja në dyqanin e nënës sime për të marrë ushqime. Kalova shumë mirë. Mund të luaja menjëherë këtu në Itali, duke ditur gjuhën. Vëllai im është nga Milano.

Kush ju ka bërë më shumë përshtypje te Milani?
Të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë, unë i kam parë në TV për dy vitet e fundit. Të jem në gjendje të luaj me ta është një privilegj, jam shumë i lumtur.

A ke folur me Piolin?
Po, flas shumë me trajnerin. Ai po më mëson se si do që unë të luaj për ta ndihmuar ekipin. Pioli po më ndihmon shumë për t’u integruar.

Cilat janë emocionet tuaja?

Kam shumë emocione, dua të ngre nivelin tim. Milani po rritet dhe unë dua që kjo të vazhdojë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua.

Në çfarë pozicioni do të luani?
Pioli po më kërkon të luaj mesfushor, po ma shpjegon pozicionin dhe mënyrën se si të ingranohem në fushë.

Kë keni për idhull?
Më pëlqente shumë Yaya Touré, ishte një referencë për mua. Vazhdoj t’i shikoj ende videot e tij; kishte teknikë dhe fuqi, gjithçka.

Ku duhet të përmirësoheni?
Unë mund të bëj më shumë në fazën finale, ndoshta të shënoj më shumë gola. Ka një nivel të lartë taktikash këtu, më mungon pak kjo… Tani trajnerët po më ndihmojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco