Miqësorja me Romën, Zekiç: Hapësira për lojtarët që nuk luajtën në Letoni

Miqësorja me Romën, Zekiç: Hapësira për lojtarët që nuk luajtën në Letoni

16:39, 11/08/2023

 

Pas fitores 2-1 në transfertën letoneze, në kuadër të turit të tretë të Conference League, Partizani nis përgatitjet për sfidën miqësore të së shtunës (nesër) ndaj 'Romës' së Jose Murinhos.

Ndeshja miqësore me Romën do të luhet në “Air Albania” dhe pritet të nis në ora 20:00.

Zoran Zekiç, trajner i Partizanit' në një deklaratë për mediat, i pyetur për miqësoren ndaj verdhekuqve, tha se për ndeshjen me Romën do të ketë hapësira për lojtarët që s’kanë pasur minuta në ndeshjen ndaj Valmieras.

Duke komentuar fitoren ndaj Valmieras, Zekiç shtoi se nuk ishte e lehtë, pasi futbollistët vinin nga një udhëtim i gjatë.

Kam respekt për ekipin e Valmierës. Ishim dobët me kontaktin, nuk luajtëm mirë në rastet kur nuk e kishim topin. Por falë Zotit, “Valmiera” nuk e shënoi një gol të dytë pasi do kishte qenë problem i madh. Jam i lumtur për fitoren, por nuk e gënjej veten. Kemi mangësi që duhet t’i përmirësojmë në vazhdim”, tha Zekiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco