Liverpool bën blerjen më të shtrenjtë në histori, 'The Reds' i rrëmbejnë objektivin Chelseat

Liverpool bën blerjen më të shtrenjtë në histori, 'The Reds' i rrëmbejnë objektivin Chelseat

16:17, 11/08/2023

 

Chelsea ka marrë një goditje të fortë nga Liverpooli në merkato. “The Reds” kanë arritur t’i rrëmbejnë “bluve të Londrës” një prej objektivave kryesorë të verës për një shifër rekord.

Tashmë është e kryer, Moises Caicedo do të kalojë te gjashtë herë kampionët e Europës. Siç raportojnë mediat, mesfushori nga Ekuadori do të bëhet lojtar i Liverpool për shifrën e frikshme prej 127 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjë në historinë e klubit dhe në kampionatin anglez.

Image

Rekordin e transferimit më të shtrenjtë në Premier League, e mbante Enzo Fernandez duke u transferuar te Chelsea për shifrën e 121 milionë euro. Ndërsa te “The Reds”, rekordi mbahej nga Virgil Van Dijk në vitin 2018 për shifrën e 75 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco