Caicedo 'besnik' ndaj Chelsea, mesfushori i thotë 'jo' Liverpoolit

Caicedo 'besnik' ndaj Chelsea, mesfushori i thotë 'jo' Liverpoolit

15:35, 11/08/2023

Pavarësisht se bënë një tjetër ofertë prej 100 milionë paundësh për kartonin e Moises Ciacedo, “pulëbardhat” e Brighton vendosën ta shisnin ekuadorianin te “të kuqtë” e Liverpoolit, me këta të fundit që surprizuan jo pak persona më një ofertë prej 110 milionë paundësh të bërë mëngjesin e kësaj të premteje.

Mirëpo, pavarësisht arritjes së akordit me klubin, “të kuqtë” e Jurgen Klopp kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje me vetë mesfushorin, i cili duket se nuk e dëshiron një kalim në “Anfield Road”.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, vetë Caicedo ka njoftuar skuadrën e Liverpool se nuk dëshiron të transferohet tek asnjë ekip tjetër përveç “bluve”, teksa ka arritur marrëveshjen për një kontratë personale me këta të fundit prej kohësh tashmë.

Tanimë e vetmja gjë çka mbetet është të presim ofertën e fundit të “bluve” për kartonin e 21-vjeçarit ekuadorian, pasi duket qartazi se dëshira e vetme e mesfushorit të qëndrës është një “aventurë” në Londër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco