Gerard Pique gjen fajtorët për tërheqjen nga futbolli: Ndodhi për shkak të...

Gerard Pique gjen fajtorët për tërheqjen nga futbolli: Ndodhi për shkak të...

15:28, 11/08/2023

Gerard Pique vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur në fundin e sezonit të shkuar, duke mbyllur një karrierë fantastike në të cilën ka fituar gjithçka.

Megjithatë, Piuee ka një peng dhe është i bindur se Interi me Bastonin kanë ndikuar në tërheqjen nga karriera.

Pique krijoi “King League”, një kampionat amator futbolli ku skuadrat ndahen 7 nga 7.

Për këtë, Pique ka “fajësuar” Interin për atë ndeshje në Ligën e Kampioneve, ku për shkak të një gabimi në mbrojtje, zikaltrit shënonin.

“King League është falë Interit dhe Bastonit. Nëse nuk do të ishte ai aksion, nuk do të kishte Kings League. Edhe nëse do të kërceja, nuk do të kisha ulur topin por nëse nuk do të bëja atë gjest me duart, tifozët nuk do të ishin kundër meje”, shprehet Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco