Partizani-Roma, zbulohen arbitrat e miqësores në ‘Air Albania’

Partizani-Roma, zbulohen arbitrat e miqësores në ‘Air Albania’

14:05, 11/08/2023

Nesër në orën 20:00 do të luhet ndeshja miqësore Partizani-Roma.

Në stadiumin “Air Albania” pritet që të ketë një numër të lartë tifozësh, pasi biletat thuajse janë shitur.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarë shqiptarë. Kryesori i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja të cilit në vitet e fundit i janë besuar shpesh herë ndeshje të rëndësishme në Shqipëri, por edhe jashtë pasi ka stemën e FIFA-s.

Asistentët e Xhajës do të jenë Nertil Bregasi dhe Rejdi Avdo ndërkohë që gjyqtar i katërt për këtë sfidë do të jetë Orlando Kuka.

Të gjithë arbitrat janë nga kolegjiumi i Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco