Harry Kane nuk lejohet nga presidenti i Tottenhamit të fluturojë drejt Mynihut, mbetet në aeroport

Harry Kane nuk lejohet nga presidenti i Tottenhamit të fluturojë drejt Mynihut, mbetet në aeroport

13:38, 11/08/2023

Harry Kane do të jetë lojtari më i ri i Bayernit, pasi ditën e djeshme palët kanë arritur akordin për transferimin e tij. Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë sot, kur ishte planifikuar edhe fluturimi drejt Mynihut.

Kane ka mbërritur në aeroportin e Stansted aty ku me një avion privat do të nisej për në Mynih.

Megjithatë klubi e ka ndalur Kejnin për disa orë. Mediat angleze raportojnë se presidenti Levi ka kërkuar edhe një herë të fundit që të rinovojë me Kane, por ka qenë gjithçka e kotë ndërkohë që ka pasur edhe disa pika në marrëveshje që duheshin ndryshuar.

Duke qenë se presidenti ishte në Amerikë, ndryshimi i orarit ka bërë që Kane të qëndrojë për disa orë në aeroport.

Megjithatë gjithçka është qartësuar dhe më pas futbollisti ka marrë miratimin që të niset në drejtim të Mynihut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco