Hugo Lloris drejt Serie A, pranë transferimit në kryeqytetin italian

Hugo Lloris drejt Serie A, pranë transferimit në kryeqytetin italian

12:50, 11/08/2023

Hugo Lloris dëshiron të luajë në Champions League, mundësi që Tottenhami nuk ia dhuron.

Portieri francez ka edhe një vit kontratë me Spurs, por së shpejti pritet të vijë mbyllja e bashkëpunimit me dakordësi.

Vetë “gardiani” francez e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për ta mbyllur me Tottenhamin.

36-vjeçari mbron portën e skuadrës londineze prej gushtit të vitit 2012, ndërkohë që më parë ka luajtur me Nice dhe Lyon në vendlindje.

E ardhmja lidhet me Italinë. Shtypi francez shkruan se Lloris mund të kalojë te Lazio e Sarrit.

Bardhekaltrit, këtë sezon do të luajnë në grupet e Champions League, kompeticion ku eksperienca ka një rëndësi të veçantë.

Lloris numëron 145 ndeshje me kombëtaren e Francës. Me “Gjelat” fitoi Botërorin “Rusi 2018” si protagonist, teksa ka luajtur edhe dy finale të tjera, atë të Euro 2016 dhe Kupën e Botës “Katar 2022”, të dyja të humbura kundër Portugalisë së Ronaldos dhe Argjentinës së Leo Messit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco