Carlo Ancelotti vendos veton kundër De Geas: Nuk e dua

Carlo Ancelotti vendos veton kundër De Geas: Nuk e dua

12:11, 11/08/2023

Thibaut Courtois pësoi një dëmtim të befasishëm dhe të rëndë në gju, dhe do të mungojë rreth 6 muaj.

Një lajm që ka shkaktuar trishtim në kampin e Real Madridit, pasi belgu është një nga pikat më të forta të “Los Blancos”.

Te Reali kanë nisur nga puna për të firmosur me një portier kalibri.

David De Gea është një alternativë e mirë dhe e lirë, pasi “gardiani” spanjoll është pa kontratë.

32-vjeçari u largua nga “Old Trafford” pas 12 vitesh.

Por, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur veton, pasi nuk dëshiron t’i besojë portën De Geas.

Italiani preferon një tjetër portier për Realin e tij.

Në skenë ka dalë edhe emri i Yassine Bounou, portieri i Sevillas, i cili shkëlqeu me Marokun në “Katar 2022”.

Klubi andaluzian kërkon 20 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit.

Bono është vlerësuar dy herë me çmimin portieri më i mirë i sezonit në La Liga, kampionat që e njeh shumë mirë.

55 ndeshje numëron ai me kombëtaren e Marokut, që në Botërorin e fundit mbërriti deri në gjysmëfinale, sidomos falë pritjeve fantastike të Bonos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco