Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Tension mes Bonuçit dhe Juventusit, bardhezinjtë rrezikojnë të përfundojnë në një tjetër gjyq

Tension mes Bonuçit dhe Juventusit, bardhezinjtë rrezikojnë të përfundojnë në një tjetër gjyq

11:31, 11/08/2023

Leonardo Bonuçi nuk është më një i preferuar te Juventusi dhe prej ditësh është përjashtuar nga skuadra e parë.

Ish-kapiteni bardhezi po stërvitet me një pjesë tjetër të skuadrës, ku të gjithë janë të konsideruar të tepërt dhe nuk kanë lidhje me oraret në të cilat skuadra e parë zhvillon stërvitjen.

Kjo ka bërë që mes palëve të ketë tension. Avokati i Bonuçit i ka kërkuar klubit që lojtari të rikthehet në skuadrën e parë ose në të kundërt do të duhet që gjërat të shkojnë drejt rrugëve ligjore.

Në Itali është miratuar mes klubeve dhe ligës një marrëveshje për mbrojtjen e lojtarit, ku të gjithë lojtarët e regjistruar duhet të jenë në skuadër.

Në këtë mënyrë, Juventusi rrezikon shumë. Paga e Bonuçit arrin në 6 milionë euro në sezon, ku ai ka edhe një vit kontratë.

Veç pagës, Juventusi rrezikon të paguajë një dëmshpërblim karshi lojtarit në vlerën e 2 milionë eurove.

Tashmë mbetet të shihet se si do të jetë përfundimi i hidhur i një “historie dashurie”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco