City dërgon ofertën e parë zyrtare për Paquetan

City dërgon ofertën e parë zyrtare për Paquetan

12:18, 09/08/2023

Lucas Paqueta është në listën e Manchester Cityt.

Sipas gazetarit sportiv Fabrizo Romano, fituesi i tripletës ka shprehur interesim për brazilianin, ndrërsa bisedimet mes dy klubeve janë duke u zhvilluar.

City ka bërë ofertën e parë zyrtare në vlerë prej 70 milionë euro për 25-vjeçarin.

Por, West Ham United po kërkon 90 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Marrëveshja nuk është e lehtë për t’u arritur, meqë Ëest Ham United dëshiron ta mbajë në ekip lojtarin edhe për sezonin e ardhshëm.

Braziliani është pjesë e ekipit nga gushti i vitit 2022, i cili u transferua nga Lyoni me vlerë 50 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco