E konfirmon drejtori i Barçës: Dembele te PSG është e kryer

E konfirmon drejtori i Barçës: Dembele te PSG është e kryer

10:40, 09/08/2023

Drejtori i Barcelonës Alemany ka konfirmuar largimin e sulmuesit Ousmane Dembele te PSG.

PSG kanë aktivizuar një klauzolë sekrete në kontratën e francezit me katalunasit, ku do të paguajnë vetëm 50 milionë euro për shërbimet e anësorit.

Një marrëveshje ende s’është zyrtarizuar mirëpo që Alemany e ka konfirmuar se gjithçka është e mbyllur.

“Ousmane Dembele është rrugës për në Paris. Marrëveshja është e kryer, ne duhet vetëm të nënshkruajmë të gjitha dokumentet”.

Gjithçka pritet të kompletohet brenda javës dhe problemi i vetëm thuhet se është ndërmjet klubit dhe lojtarit.

Në këtë klauzolë sekrete që u aktivizua nga PSG-ja, ishte e paraparë që gjysma e tyre t’i takojnë klubit dhe gjysma lojtarit. Mirëpo Barcelona po kërkon të fitojë më shumë shkaku që francezi nuk i ka njoftuar më parë se do të largohet.

Nga ana tjetër, Dembele preferon t’i marrë të gjitha paratë që i takojnë, ndërsa ditët në vijim do të jenë kyçe që të gjendet ‘gjuha e përbashkët’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco