Walker e ndan mendjen për të ardhmen

Walker e ndan mendjen për të ardhmen

10:28, 09/08/2023

Kyle Walker e ka ndarë përfundimisht mendjen sa i përket së ardhmes.

Futbollisti anglez ka vendosur të qëndrojë në Manchester City, përkundër hamendjeve që i pati gjatë verës.

Për këtë siguron eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Mbrojtësi i djathtë është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me kampionët e Anglisë dhe të Evropës.

Kjo madje mund të ndodh qysh sot dhe kështu i jep fund shpresës së Bayern Munichut, i cili shpresonte që ta transferojë përfaqësuesin anglez në “Allianz Arena”.

Tash, gjiganti bavarez duhet të shikojë pista të tjera për krahun e djathtë të mbrojtjes pasi vendosi të mos e mbante Joao Cancelon, të cilin e kishte marrë në formë huazimi pikërisht nga “Citizens” në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco