Nga Gjermania në Itali, Sommer: Interi klub ikonik, krenar që jam këtu

Nga Gjermania në Itali, Sommer: Interi klub ikonik, krenar që jam këtu

19:47, 08/08/2023

 

Yann Sommer është entuziast për transferimin në Itali. Portieri zviceran, kaloi nga Bayern Munchen tek Interi për 6 mln euro. 34-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Simone Inzaghit në tri vitet e ardhshme.

Pas Bundesligës, aty ku luajti 8 vite e gjysmë me M’Gladbach dhe pjesën e dytë të sezonit të fundit në Bavari, tashmë do të provojë aftësitë e tij në Serie A me Interin.

“Zyrtarisht mund t’i bashkohem Interit. Të qenit pjesë e një klubi kaq ikonik dhe me traditë të madhe, më bën të ndihem krenar. Mezi po pres ta nis këtë aventurë. Forca Inter”, shkruan Sommer në rrjetet sociale.

“Gardiani” helvet ka një eksperiencë të madhe, pasi numëron 83 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës. Sommer zbarkon në Milanon zikaltër për të zëvendësuar kamerunasin Onana, i cili u transferua tek United pas një viti fantastik me Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco