Blindohet Athina, frikë nga mbërritja e tifozëve për sfidën Panathinaikos-Marsejë

Blindohet Athina, frikë nga mbërritja e tifozëve për sfidën Panathinaikos-Marsejë

18:11, 08/08/2023

 

Vrasja e tifozit 29-vjeçar të AEK-ut nga huliganët kroatë të “Bad Blue Boys” pritet të ndezë një cikël të ri dhune të pandalshme nga tifozët, që ka vendosur në alarm UEFA-n dhe autoritetet në Athinë.

Sipas policisë greke në aktet e dhunës që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në “Nea Philadelphia” huliganët e Dinamo Zagrebit kanë bashkëpunuar me tifozët vendas të Panathinaikos, duke sulmuar rrethinat e Opap Arena-s, pasuar nga përplasjet e përgjakshme dhe vrasja e 29-vjeçarit Michalis.

Athina duket tashmë si një fuçi baruti që pritet të plasë, ndaj ndeshja e sotme e AEK-ut kundër Dinamo Zagrebit është shtyrë.

UEFA nuk ka bërë të njëjtën gjë me ndeshjen e Panathinaikos kundër Marsejës që do të luhet në Avenue të mërkurën, por ka kërkuar vigjilencë nga policia greke dhe blindim të kryeqytetit. Sfida me ekipi francez cilësohet si tepër e rrezikshme pasi, siç ndodhi me “Bad Blue Boys ” të Dinamos dhe ultrasve të Panathinaikos, ka një binjakëzimin të ultrasve të Marsejës me “Original 21” të AEK-ut.

UEFA ka njoftuar kështu Panathinaikos se ndeshja e së mërkurës do të zhvillohet me masa të shtuara sigurie. Në ndeshjen midis “të Gjelbërve” të Athinës dhe francezëve do të ketë edhe një oficer sigurie shtesë nga federata europiane.

Çështja, natyrisht, është të sigurohet qetësia dhe rendi edhe në rrugët e Athinës.

Gjë që në asnjë mënyrë nuk ndodhi të hënën, kur një lumë huliganësh kroatë mbërritën në kryeqytetin helen dhe u hodhën në sulm. Ndaj informacionet thonë se në Athinë ka shumë gjasa që të gjenden huliganë nga Marseja, por edhe nga Livorno italiane të cilët mbajnë lidhje të ngushta me tifozët e AEK-ut.

Krahas kësaj, përflitet edhe për ardhjen e tifozëve të Saint Pauli, ndërsa ultrasit e Panathinaikos presin mbështetjen me huliganë nga Roma, Rapid Vienna dhe Steaua Bukureshti.

Frika për një tentativë “hakmarrjeje” për vrasjen është e madhe, ndaj të gjitha forcat e policisë janë në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco