Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Monaco dhe Juventusi bien dakord për transferimin e Zakarias

Monaco dhe Juventusi bien dakord për transferimin e Zakarias

21:16, 05/08/2023

Juventusi ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Denis Zakarias.

Klubi e vuri në shitje mesfushorin zviceran pasi ai u kthye nga një huazim te Chelsea sezonin e kaluar.

Londinezët vendosën të mos e blinin futbollistin, ndaj atij iu desh të kërkonte një ekip të ri.

Zakaria ishte i interesuar për West Ham, por negociatat me Juventusin ishin të pasuksesshme.

Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi torinez kohët e fundit rifilloi negociatat me Monaco dhe të dyja palët ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje.

Marrëveshja do të jetë 20 milionë euro dhe Zakaria do të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.

Transferimi te Monaco do t’i japë Zakarias një mundësi të re për të shfaqur talentin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco